Djaloshi me makineri të KEK-ut u përball me zjàrrin dhe shpëtoi dhjetëra hektarë grurë nga shkatërrimi (Video)
Një akt trimërie nga një i ri i angazhuar me një makineri të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) arriti të shpëtojë dhjetëra hektarë me grurë nga shkatërrimi i zjarrit, raporton Gazeta Infokus.
Zjarri rrezikonte të zhdukë krejtësisht të korrat e fermerëve në zonë, por reagimi i shpejtë i të riut, i cili ndërhyri me makinerinë e KEK-ut, bëri që zjarri të lokalizohej në kohë.