BDI: Zhelina, koha kur qeveriste vizioni, jo improvizimi!
Reagimi nga BDI Dega Zhelinë:
Këto nuk janë premtime, janë rezultate konkrete nga një periudhë ku Komuna e Zhelinës udhëhiqej nga Fatmir Izairi, kuadër i BDI-së, udhëheqës me vizion zhvillimor.
️ Rrugë të asfaltuara, trotuare moderne, kanalizim dhe ujësjellës, shkolla me laboratorë, objekte sportive për të rinjtë dhe një Zonë Ekonomike që sot është zemra e ekonomisë së Zhelinës.
Ja vetëm disa nga projektet e realizuara asokohe për fshatin Zhelinë:
✅ Rruga 105 (1.1 km), asfaltim dhe infrastrukturë moderne
✅ Rruga 103 (2 km), trotuar, kanalizim atmosferik, ndriçim dhe mbikëqyrje profesionale
✅ Rruga R102 (2.25 km), nga ura e gurit deri te lagjja e Matrançëve
✅ Bekatonizimi i rrugëve lokale, mbi 9.700 m²
✅ Salla e sportit në f. Zhelinë
✅ Investime reth lëshimit në përdorim të fushës së sportit në fsh Zhelinë
✅ Laboratori biokimik në shkollën “Luigj Gurakuqi”
✅ Rrjeti i kanalizimit (20 km)
✅ Rjeti i ujësjellësit (30 km), me vlerë mbi 2.8 milionë euro
✅ Plani urbanistik për Zhelinën dhe zonën ekonomike
ZONA EKONOMIKE E ZHELINËS, NGA NJË IDE VIZIONARE NË QENDËR PRODHIMI DHE PUNËSIMI
Kjo zonë nuk është vetëm një projekt infrastrukturë, është një gurthemel ekonomik i të ardhmes së Zhelinës.
U ideua dhe u ndërtua me planifikim afatgjatë gjatë kohës së BDI
Sot aty operojnë kompani prestigjioze, me standarde ndërkombëtare
Janë hapur vende të reja pune për të rinjtë e komunës
Është krijuar qarkullim ekonomik lokal, që fuqizon prodhimin, tregtinë dhe të ardhurat për familjet e Komunës së Zhelinës
Kjo ishte qeverisje me ide, me drejtim të qartë dhe me rezultate që nuk fshihen dot as nga propaganda më e zhurmshme.
Kur flasin faktet, heshtin mashtrimet.