VLEN-i do ta propozojë Kasamin edhe për një mandat të kryetarit të komunës në Tetovë
VLEN edhe për një mandat do ta kandidojë kryetarin aktual Bilall Kasami për kryetar të komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale të cilat duhet të mbahen në tetor, kumtoi në konferencën e sotme për media Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës.
“VLEN deri tani ka publikuar kandidaturat për kryetarë komunash me të cilat do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne mbështesim kandidatin e pavarur për Strugën, Mendi Qira. Ndërsa, tani është e qartë se VLEN në Tetovë do të shkojë me Bilall Kasamin, në Zhelinë me Blerim Sejdiun, për kandidatët tjerë ende bisedojmë”, tha Ibrahimi.
ВРЕДИ за уште еден мандат ќе го кандидира актуелниот градоначалник Биљал Касами за Општина Тетово за локалните избори кои треба да се одржуваат во октомври, соопшти на денешната прес-конферен
Ai tha se deri në fund të muajit pritet t’i publikojnë emrat e disa kandidatëve tjerë për kryetarë komunash.
Lidhur me bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në, Ibrahimi theksoi se ata kanë një marrëveshje në parim për të mbështetur njëri-tjetrin në komunat ku mund të ndihmojnë njëri-tjetrin.
“Deri më tani ka pasur një praktikë që partnerët qeveritarë gjithmonë e kanë mbështetur njëri-tjetrin në zgjedhjet lokale. Një rregull i tillë do të vlejë edhe për këto zgjedhje, dhe ne kemi një marrëveshje në parim me VMRO-DPMNE-në do të mbështetemi në komunat ku mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Ne prapë do të ulemi dhe do të flasim për komuna specifike ose emra specifikë, ose lista specifike të këshilltarëve”, tha Ibrahimi.