BotaTop Lajme

BE-ja riafirmon mbështetjen për palestinezët me një plan investimi deri në 465 milionë dollarë

Shpërndaje

Bashkimi Evropian (BE) ka riafirmuar mbështetjen për popullin palestinez përmes ndihmës emergjente dhe përpjekjeve afatgjata të rimëkëmbjes, tha të premten Komisonerja Evropiane për Mesdheun, Dubravka Suica, transmeton Anadolu.

Në platformën sociale X, Suica përshëndeti miratimin nga Banka Evropiane e Investimeve të shtyllës së tretë të Programit Gjithëpërfshirës të BE-së për Palestinën 2025-2027, i cili përfshin deri në 400 milionë euro (465 milionë dollarë) kredi të reja për të nxitur sipërmarrësit palestinezë dhe sektorin privat.

Ajo gjithashtu u kërkoi partnerëve ndërkombëtarë të bashkohen me platformën e sapokrijuar të Donatorëve të Palestinës, e cila do të mbikëqyrë zbatimin e programit dhe do të koordinojë angazhimin e ardhshëm në Gaza.