MaqedoniTop Lajme

Takim Aliu-Shabani,në fokus reformat në funksionimin e sistemit “Termini Im” (VIDEO)

Shpërndaje

Ministri i shëndetësisë Azir Aliu sot realizoi një takim pune produktiv dhe të përqendruar me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi Elektronike, Fikret Shabani, ku diskutuam për sfidat në funksionimin e sistemit “Termini Im” dhe për risitë që janë planifikuar në këtë fushë.

Sistemi “Termini Im” është një nga pikat ku qytetarët tanë ndiejnë më së shumti nevojën për një shërbim të shpejtë, të qasshëm, të drejtë dhe transparent. Një nga prioritetet tona është reforma e sistemit “Termini Im”, me qëllim krijimin e një sistemi më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të qasshëm. Po ndërtojmë një platformë që nuk krijon barriera, por hap dyer që funksionon në kohë reale dhe u jep qytetarëve siguri se janë prioritet.

Shumë shpejt, qytetarët do ta ndiejnë këtë ndryshim jo vetëm në ekranet e tyre, por edhe në përditshmërinë e tyre.