Maqedoni

Faton Selami për Avokat të Popullit, zgjedhja e tij kërkon shumicën e votave nga deputetët

Shpërndaje

Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, në seancën e sotme, votoi për Faton Selamin si propozim për Avokat të Popullit. Zgjedhja e tij do të bëhet në seancë plenare të Kuvendit, ndërsa kërkon shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Deputeti i koalicionit VLEN Bekim Qoku tregoi për biografinë e Selamit.

Arbana Pasholli, deputetja e FE-së u ankua se nuk iu është dhënë hapësira e duhur për të shprehur propozimet dhe sugjerimet e tyre.

Deputetja e LSDM-së, Sanja LLukarevska, theksoi se në të ardhmen, për pozicione kaq të ndjeshme kyçe, duhet të përcaktohen dhe zbulohen më herët dhe duhet të ketë një proces transparent.

Nëse Faton Selami merr votat e duhura, ai do ta zëvendësojë Naser Zyberin i cili tashmë u pensionua.