BotaKurioziteteTop Lajme

Kina “pret” malet për të ndërtuar autostradë, pamjet mahnisin botën

Shpërndaje

Autostrada e re në Guizhou, Luan, është një tjetër dëshmi e kapaciteteve të mëdha teknologjike dhe vizionit afatgjatë të Kinës.

Në vend që të ndërtoheshin tunele apo kthesa të shumta me ngjitje të ngadalta, autoritetet kineze kanë zgjedhur një qasje më radikale: të presin malin përmes. Majat janë zhdukur, terreni është rrafshuar dhe është hapur një korridor i gjerë për të krijuar një rrugë moderne dhe të drejtë.

Ura e varur dhe segmenti rrugor që po ndërtohet do të ketë një gjatësi prej 2,889 metrash dhe një gjerësi prej 1,420 metrash. Deri tani, janë përdorur mbi 49,000 ton çelik në projekt, ndërkohë që puna është ndihmuar nga vinça të pajisur me sisteme GPS dhe sensorë që matin shpejtësinë dhe drejtimin e erës.