MaqedoniTop Lajme

BDI: Blerim Sejdiu shet edhe një tokē tē komunës afër 5000 m²

Shpërndaje

BDI – Dega në Komunën e Zhelinës ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të komunës, Blerim Sejdiun duke e akuzuar për vazhdimin e shitjes së tokave komunale për interesa personale.

Reagimi i plotë:

Tradhëtia vazhdon, Zhelina po shitet me parcela!!!
Pas tokës së parë, erdhi e dyta… pastaj e treta… e tjetra…..tani edhe kjo, afër 5000m2 në shitje përsëri në shitje….tek vendi i quajtur MULEZA.
Mendojmë së është koha që të ndalni dorën, dhe të hiqni dorë nga shitja e tokave për interesa perosnale.
Po e copëtoni Zhelinën parcelë për parcelë, sikur të ishte plaçkë lufte!
Çdo shitje është provë e marrëveshjeve të pista që po bëhen në kurriz të popullit.
Ju nuk po qeverisni, po grabisni! Dhe çdo metër katror i shitur do të jetë dëshmi e tradhtisë suaj ndaj kësaj toke!
#ZhelinaNukShitet
#TokaKaKujtesë