MaqedoniTop Lajme

Inxhinierët e RMV: faturat paushalle të energjisë elektrike në duart e Gjykatës Kushtetuese

Shpërndaje

Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (IRM) kanë ngritur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar ligjshmërinë e lëshimit të faturave paushalle të energjisë elektrike. Iniciativa qytetare thekson se që nga maji i këtij viti, ligji kërkon që faturat të bazohen ekskluzivisht në konsumin real të matur përmes leximit të matësve, dhe se kjo praktikë nga EVN është arbitrare.

Iniciativa drejtuar Gjykatës Kushtetuese kërkon shfuqizimin e Nenit 31 të Rregullave të Furnizimit me Energji Elektrike dhe rishikimin e pjesëve të Nenit 185 të Ligjit të ri të Energjisë. Arsyeja, thotë shoqata, është praktika e paushall e lëshimit të faturave të energjisë elektrike me çmim fiks, megjithëse ligji kërkon ndryshe.

“Faturat e EVN kanë një kolonë “Metoda e leximit të matësve: O = lexim dhe M = gjendja e vlerësuar”, që do të thotë se konsumatorëve u faturohet energjia elektrike bazuar në vlerësime në vend të konsumit real. Kjo përfaqëson shkelje të ligjit, pasiguri ligjore dhe rrezik që qytetarët të shkëputen padrejtësisht nga rrjeti si debitorë”, thanë nga IRM.

Sipas tyre, me këtë veprim, është hedhur hapi i fundit në trajtimin e arbitraritetit të EVN-së dhe Gjykatës Kushtetuese i kërkohet t’i japë fund praktikës së faturimit me tarifë paushalle.