MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Çmimi me të cilin bujqit e shesin produktin bujqësor është rritur për 30% ose 10 herë më shumë se inputi

Shpërndaje

“Çmimi me të cilin bujqit e shesin produktin bujqësor është rritur për 30% ose 10 herë më shumë sesa inputi”, deklaroi sot Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.

“Në kuadër të sektorit të bujqësisë po ndodh një parametër i cili është shumë i rëndësishëm për ekonominë, për qytetarët, por edhe për bujqit, sepse shpenzimet gjatë inputit, gjegjësisht ato shpenzime që u nevojiten bujqve për të prodhuar, janë rritur rreth 10 herë më pak sesa çmimi sipas të cilit ata i shesin produktet”, tha Mickoski.

Kryeministri theksoi se shpenzimet e bujqve për prodhimin e një produkti të caktuar bujqësor janë rritur për diçka mbi 3%, ndërsa çmimi i produktit me të cilin ata e shesin është rritur për diçka më shumë se 30%.

“Të jem më i saktë, inputi, gjegjësisht ato shpenzime që i kanë bujqit për të prodhuar një produkt të caktuar bujqësor, janë rritur për afërsisht 3%, diçka mbi 3%, ndërsa çmimi i produktit që ata e shesin është rritur për më shumë se 30%, prandaj themi inputi është rritur afërsisht mbi 3%, ndërsa outputi, çmimi me të cilin bujqit e shesin produktin bujqësor, është rritur për 30% ose 10 herë më shumë sesa inputi, dhe kjo është mirë, më shumë para te bujqit, kjo do të thotë më shumë zhvillim në bujqësi, më shumë ushqim, më pak import”, sqaroi kryeministri Hristijan Mickoski dhe shtoi:

“Ky ishte një nga prioritetet tona kryesore dhe në atë drejtim do të vazhdojmë të ecim si Qeveri”, shtoi kryeministri.