MaqedoniTop Lajme

LSM: Shporta minimale për muajin gusht, 65.507 denarë

Shpërndaje

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se vlera e shportës minimale sindikaliste për muajin gusht 2025 është 65.507 denarë, që paraqet një rritje prej 179 denarë krahasuar me korrikun, kur shporta ishte 65.328 denarë. Krahasuar me periudhën para heqjes së masave aktive qeveritare, shporta është rritur për 2.816 denarë ose 4,49%, njofton Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas LSM, për një banesë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet totale në gusht arrijnë 80.882 denarë.

Në kategorinë e ushqimit dhe pijeve, vlera për gushtin është 24.064 denarë, që paraqet një rritje prej 382 denarë krahasuar me korrikun. Krahasuar me periudhën pas heqjes së masave, kjo kategori shënon një rritje prej 2.584 denarë ose 12,09%.

Nga kategoritë e tjera, sipas LSM, shpenzimet për veshmbathje dhe këpucë u ulën për 114 denarë, për higjienën personale ka pasur një ulje prej 74 denarë, ndërsa shpenzimet për transport janë ulur për 16 denarë.