Rexhepi: Në Drenovec nuk ka më vend për mashtrime!
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi sonte ka pasur takim me banorët e lagjes Drenovec ku ka degjuar kërkesat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e lagjes. Në takim ai theksoi nevojën urgjente për rregullimin e rrugës mbi stadiumin e qytetit, furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm për pjesët periferike, ndarjen e shkollës së Drenovecit si subjekt i pavarur arsimor dhe ndërtimin e një fushe sportive moderne me bar artificial për fëmijët.
Postimi nga Bajrami:
Në Drenovec nuk ka më vend për mashtrime!
Banorët kërkojnë rrugë të rregulluara mbi stadiumin e qytetit, ujë të pijshëm për pjesët periferike, ndarje të shkollës së Drenovecit si subjekt i pavarur dhe një fushë sportive moderne me bar artificial për fëmijët.
Ndërkohë, premtimet e pushtetit aktual mbetën në letër ose si improvizime të turpshme. Rruga pranë kazermës e papërfunduar, stadiumi i qytetit i harruar, bulevardi industrial që nuk shpie askund, rrugët e cigllahanës të parregulluara dhe gjimnazi “7 Marsi” i shkatërruar, ku këtë vit, shaku i keqmenaxhimit u regjistruan vetëm 22 nxënës.
Me programin #PërTetovënERe, këto kërkesa do të jenë prioritet. #Bashkë sjellim zhvillim të vërtetë, dhe një shpresë të re për Drenovecin. ✅