RajoniTop Lajme

Ndërron jetë në moshën 63-vjeçare gazetari i njohur, Artur Zheji

Shpërndaje

Gazetari i njohur shqiptar, Artur Zheji, është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Sipas burimeve, Zheji ka pësuar një arrest kardiak teksa ndodhej në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku po drekonte me bashkëshorten dhe djalin.

Ai u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje pa shenja jete.

Artur Zheji ishte një nga figurat më të spikatura të medias dhe opinionit publik në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë si gazetar, analist, pedagog dhe ish-drejtor i disa mediave të rëndësishme, ai njihej për stilin kritik dhe analizat e thella politike. Zheji ka kontribuar edhe në fushën akademike dhe në përkthimin e veprave filozofike dhe letrare, duke lënë gjurmë në jetën intelektuale të vendit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Infomacion paraprak

Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit