Gazetari Tiede i “BILD” lëshon bombën: Në ShqipërI ka laboratore dro*ge, në rrugë Tiranë-Krujë ka magazina plot

Shpërndaje

Gazetari gjerman Peter Tiede në një lidhje me skype me emisionin “Të Paeskpozuarit” foli rreth hetimeve të bëra nga ai vetë në Shqipëri, si dhe për skuadrën e tij.

Tiede tha se është mjaft i informuar rreth situatës në vend, ndërsa nuk la pa përmendur lokalet e mafias dhe laboratorët që disponojnë.

“Unë kam qenë në Shqipëri për të hetuar një person të përfshirë në çështje të trafikimeve njerëzore. Në faqen time të facebook kam publikuar disa foto që vërtetojnë që kam qenë në Shqipëri. E di shumë mirë si bare të ndryshme të ndryshme të bregdetit përdorin material për t’i mbrojtur nga dëmtimet e rërës. Mafia ka lokale të veta dhe unë e di se ku ka laboratorët e dro*gës. Kam arritur ta bëj nëpërmjet kërkimeve. Po, nëpërmjet kërkimeve e kam arritur. Në rast se shkon nga Tirana drejt Krujës, ka magazine dro*ge. Janë salla të mëdha me dro*gë. Kam qenë vetë. Pasi sheh magazinat me dro*gë, pas 2 minutash vjen dikush me makinë dhe thotë se çfarë po bëni. Është fqinji që ruan magazinën e dro*gës” – shprehet gazetari Tiede/albeu/