RajoniTop Lajme

Osmani kujton komandant Kumanovën në 27-vjetorin e rënies

Shpërndaje

Sot shënohet 27-vjetori i rënies heroike të komandant Ismet Jasharit – Kumanova, një nga figurat më emblematike dhe të nderuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar me krenari dhe respekt kujtimin e komandant Jasharit, i cili ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm dhe frymëzim i pashuar për brezat e ardhshëm.

“Ismet Jashari është simbol i sakrificës dhe trimërisë për lirinë e Kosovës, një hero i përjetshëm i kombit tonë”, theksoi Osmani.

“Në këtë përvjetor, nderohen gjithashtu të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, të cilët me gjakun dhe sakrificën e tyre kanë shkruar faqet më të lavdishme të historisë sonë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.