MaqedoniTop Lajme

Premtim i kandidatit të AKI, Bajram Rexhepi: Çdo vendim i Këshillit Komunal do të publikohet në faqen zyrtare të komunës, jo më vonë se 24 orë pas mbledhjes

Shpërndaje

“Nuk ka më vend për politika pas dyerve të mbyllura!”, ka theksuar kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Tetovën, Bajram Rexhepi, duke shpallur një nga prioritetet kryesore të tij – transparencën e plotë të Këshillit Komunal.

Sipas tij, çdo vendim i Këshillit Komunal do të publikohet në faqen zyrtare të komunës, jo më vonë se 24 orë pas mbledhjes, duke i dhënë fund praktikës së dokumenteve të fshehura dhe marrëveshjeve “nën tavolinë”.

“Qytetarët e Tetovës kanë të drejtë të dinë:
për çfarë është votuar,
kush e ka mbështetur,
dhe si ndikon vendimi në jetën e tyre të përditshme.

Tetova e Hapur do të thotë që çdo qytetar të ketë qasje të plotë te çdo vendim që merret në emër të tij. Transparenca është garancia më e fortë për besim dhe llogaridhënie”, ka theksuar Rexhepi.

Ky premtim shihet si një hap konkret drejt ngritjes së besimit të qytetarëve në institucionet lokale dhe ndërtimit të një qeverisjeje komunale më të përgjegjshme.