MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti: Nënshkruam Aktin e Çairit – bashkimi më i madh kombëtar që nga 2001

Shpërndaje

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, bashkë me Bujar Osmanin dhe Skender Rexhepin – Zejdin, nënshkruan sonte në Çair “Aktin e Çairit”, që ai e cilësoi si bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001.

“Sot të gjithë jemi të bashkuar për të kthyer dinjitetin dhe për të mbrojtur arritjet tona. Atëherë kushtrimi ishte për ta fituar barazinë, sot është për ta mbrojtur atë,” theksoi Ahmeti.

Ai shtoi se lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse, duke bërë thirrje për mobilizim në prag të referendumit të tetorit.

Postimi i plote:

Sonte, në Çair, bashkë me Bujar Osmanin dhe Skender Rexhepin – Zejdin, nënshkruam Aktin e Çairit, duke vulosur bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001.
Të gjithë janë të bashkuar, si më parë, për ta kthyer dinjitetin, për ta kthyer nderin, për ti mbrojtur të arriturat. Atëherë kushtrimi ishte për ta fituar barazinë, sot është për ta mbrojtur atë.
#Bashkë për t’i dhënë fund diskriminimit, nënçmimit, keqmenaxhimit. Lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse!
Të gjithë në këmbë, gati për referendumin e tetorit!