Kurti: Mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve në zonat ndërkufitare Kosovë-Shqipëri

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Ministria e Brendshme e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë kanë nënshkruar protokollin zbatues të marrëveshjes qeveritare për regjimin e trafikut lokal në zonat kufitare, duke mundësuar e jetësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve që banojnë në zonat kufitare, në 26 vendkalime të veçanta kufitare.

Sipas kryeministrit Kurti, prej ditës së sotme, mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare për arsye sociale, kulturore, familjare etj.

“Kjo Marrëveshje thellon edhe më tej bashkëpunimin tonë ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimim e qytetarëve në të dy anët e kufirit”- ka shkruar tutje Kurti.