Osmani: Bit Pazari është zemra e ekonomisë së Çairit. Do t’ia kthejmë dinjitetin!
Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani sot ka vizitur BIT PAZARIN, ku është takuar me shumë qytetar duke iu premtuar se të gjitha problemet që ata ballafaqihen do të rregullohen gjatë mandatit të tij, njofton albazone media.
Postimi nga Osmani:
Bit Pazari është zemra e ekonomisë së Çairit. Do t’ia kthejmë dinjitetin!
Plani im:
Ndriçim i plotë në të gjitha zonat e Bit Pazarit.
Zgjidhje e problemit të parkingjeve.
Ndërmjetësim me kompaninë dhe tregtarët për kushte më të mira: mbulesa dhe pastërti.
Formim i një ndërmarrjeje komunale me 120 punëtorë të uniformuar për higjienë dhe rend çdo ditë.
Integrim i Bit Pazarit me Çarshinë e Shkupit për ta bërë atraksion turistik.
Këshill i përbashkët me kompaninë dhe tregtarët për një plan të përhershëm.
Detyra ime është t’i kthej kësaj zone dritën, rendin dhe dinjitetin, për njerëzit që punojnë këtu, për blerësit dhe për turistët. Bit Pazari do të bëhet qendër atraktive për çdo vizitor që vjen në Shkup!