ZRRE-ja licencon operatorë të rinj për furnizim me energji elektrike
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka sot ka licencuar disa operatorë për furnizim me energji elektrike.
Norwegian PX Kosovë SH.P.K, Be Power, Energy for Change L.L.C janë operatorë që për pesë vjet ZRRE-ja ua dha licencën për furnizim me energji elektrike.
Ndërsa, në mbledhjen e sotme të ZRRE-së, operatori Energy Development Group Kosova L.L.C, mori licencën për prodhim të energjisë elektrike, kurse operatori LINDJA SOLAR L.L.C mori Autorizimin për prodhime të energjisë.
Sa i përket operatorit LINDJA SOLAR L.L.C, udhëheqësi i Departamentit Ligjor dhe Licencim në ZRRE, Ymeridin Misini tha se propozohet të lëshohet autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjsië elektrike nga panelet solare me kapacitet 100 MGW.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se ky operator është ndër projektet e para që ka kaluar përmes procedurave konkurruese qe është kërkese e BE-së.
Po ashtu, në këtë mbledhje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar autorizimin për vetë konsum për 50 aplikues.