RajoniTop Lajme

Gjykata Kushtetuese ndaloi përkohësisht formimin e qeverisë së re – reagon Dimal Basha

Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur njëzëri të miratojë një masë të përkohshme, e cila ndalon deputetët të ndërmarrin veprime apo të nisin ndonjë procedurë për formimin e një Qeverie të re.

Kjo masë do të jetë në fuqi nga data 5 shtator deri më 30 shtator.

E pas këtij vendimi, ka reaguar menjëherë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Ai përmed një njoftimi në Facebook bëri të ditur se ka pranuar vendimin e Kushtetueses dhe për të njëjtin ka autorizuar administratën që t’ua shpërndaj të gjithë deputetëve, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë:

NJOFTIM,

Sot kam pranuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25.

Menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Faleminderit!