Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës/ Zelensky takohet me të dërguarin e Trump në Kiev
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me të dërguarin special të SHBA-së Keith Kellogg në Kiev.
Kellogg ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas, raportojnë mediat ndërkombëtare. Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, duket se kanë ngecur pavarësisht takimeve të fundit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësve të Ukrainës dhe Rusisë.