VLEN: Pasuria e vjedhur do të kthehet te qytetarët, Fetai në krye të Këshillit për konfiskim
Qytetarët për vite panë si një grusht njerëzish vidhnin dhe pasuroheshin mbi djersën e tyre, ndërsa BDI u rrinte rojë dhe u siguronte karrige. Kjo epokë ka marrë fund.
Me vendimin e Qeverisë, në krye të Këshillit kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë është vendosur një nga liderët e VLEN-it, zëvendëskryeministri Arben Fetai. Ky është institucioni më i lartë që do të garantojë se askush nuk do të mund ta mbajë pasurinë e fituar me korrupsion dhe krim.
Për herë të parë, shqiptarët udhëheqin mekanizmin që ua merr pasurinë hajdutëve dhe e kthen për interes publik. Ky është dallimi mes atyre që i mbronin kriminelët dhe shtetit që sot, falë VLEN-it, ua konfiskon pasurinë.
BDI/AKI bërtasin për “botë serbe”, por bota e tyre e vetme është ajo e korrupsionit dhe katrahurës që e lanë pas në çdo komunë. VLEN nuk do të lejojë kurrë ndikime të jashtme që cenojnë rrugën euroatlantike. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe raportet ndërkombëtare si Western Balkans Anti-Disinformation Hub janë paralajmërim serioz për ta.
Shkurt e shqip, ata bërtasin për pushtet dhe kërkojnë çdo mënyrë për t’i shpëtuar korrupsionit që i ka zënë për fyti. Ne veprojmë për qytetarët, komunat po i ringjallim dhe pasurinë e vjedhur do t’ua kthejmë atyre që u takon: qytetarëve.