Mexhiti: Me çerdhe moderne, Çairi po bëhet shembull i përkujdesjes gjithëpërfshirëse
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e investimeve në arsimin parashkollor dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve si pjesë e vizionit të tij për komunën më dinamike të vendit.
Postimi i plotë:
Çairi është komuna më dinamike në vend, me dendësinë më të madhe të popullsisë, dhe me natalitetin më të lartë. Kjo është pasuria jonë më e madhe, por edhe përgjegjësia më e madhe: të sigurojmë përkujdesje të denjë dhe arsim cilësor që nga hapat e parë të jetës.
Prandaj, po investojmë në çerdhe.
Me hapjen e çerdhes më të madhe në shtet, “Bambi”, me kapacitet për 360 fëmijë, dëshmuam se Çairi është udhëheqës në krijimin e standardeve të reja. Vendimet për ndërtimin e dy çerdheve të tjera, “Borëbardha” dhe “Vesëza”, secila me kapacitet për 300 fëmijë, e forcojnë edhe më shumë këtë vizion.
Vetëm në këto tri çerdhe do të ofrojmë mundësi kujdesi për rreth 1.000 fëmijë, duke e zgjidhur përfundimisht mungesën e kapaciteteve për edukimin parashkollor.
Ky projekt do të sigurojë: infrastrukturë moderne për rritje të sigurt dhe zhvillim cilësor, barazi dhe përfshirje për çdo fëmijë pa dallim, edukatore të motivuara që garantojnë përkujdesje dhe arsim të qëndrueshëm.
Kjo është mënyra jonë për të investuar në kapitalin njerëzor, në familjet tona dhe në të ardhmen e Çairit. Sot punojmë me vizion afatgjatë dhe përgjegjësi ndaj brezave që vijnë.
Çairi do të jetë shembull i përkujdesjes moderne dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë ka vendin e tij dhe çdo familje mbështetjen që meriton.
Sepse fëmijët tanë VLEJNË!