MaqedoniTop Lajme

Bujar Osmani: Çairi nuk është “Plani B” i imi, do të qëndrojë me qytetarët deri në fund

Shpërndaje

Përsëri nuk dua të merrem me kundërkandidatin Mirëpo, në paraqitjen e parë, kur e shpalli kandidaturën, tha: unë e lë Qeverinë edhe vite qytetarë. Edhe të gjithë menduan se jep dorëheqje. Për shkak se është e natyrshme: kur kandidon për një komunë, ju e lini pozitën, se nuk duhet t’ju jetë komuna juve “Plan B”. Ose këtu, ose atje. Nëse fitoj këtu. Kështu është përgjigjur kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujari Osmani në pyetjen e gazetarëve se si e komenton faktin që Izet Mezhiti, disa ditë para se të shpallë kandidaturën, ka ndërruar adresën nga Buteli ku jeton në Çair.

“E përmenda dje, Teuta Arifi, kur ka kandiduar për kryetare të Tetovës, dha dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministres për Çështje Evropiane. Nevzat Bejta, ministër për Pushtetin Lokal, kur kandidoi për Gostivar, dha dorëheqje. Bile edhe bashkëpartiaku i tyre, Zekirija Ibrahimi, ishte deputet dhe dha dorëheqje kur u kandidua për Çair. Dhe kjo është rregull i tabluar. Për shkak se porosia që i jepet qytetarëve është se unë nuk kërkoj variant rezervë, Plan B, nëse më nxjerrin prej qeverisë. Sepse ata e dinë që menjëherë pas zgjedhjeve, do të ketë zgjedhje parlamentare dhe do të ndryshojë struktura e qeverisë, po unë të kem një vend ministri pa funksion. Dhe kjo është jo e ndershme ndaj qytetarëve”, tha Osmani, ndërsa sfidoi Mexhitin për të firmosur marrëveshje se nuk do ta braktisin komunën.

“Kurse ajo që tha shumë për mua, për shkak se e dëgjova në një fjalim që tha Bujari: ndoshta do ta përdorë Çairin si trampolinë për të hyrë në qeveri. Dhe prandaj them që, le të bëjmë marrëveshje, do të nënshkruajmë dy, unë do të nënshkruaj, se nuk do të dal prej Komunës së Çairit pa marrë parasysh çfarëdo oferte që të më jepet. Jo ministër, kryeministër, president, derisa të na mbajnë qytetarët e Çairit. Por, eja dhe ti ta nënshkruash marrëveshjen se edhe do japësh dorëheqje, jo vetëm kur të humbësh zgjedhjet për numra dhe mandate, po prej nderit, se është çështje etike, është çështje e një parimi veçmë të etabluar, edhe te ne, edhe te ata, dhe qytetarët e presin. Nuk mund ju të rrini ministër edhe të dilni për projekte të Qeverisë duke i promovuar si kandidat. Qeveria ka lëshuar kumtesë deri te gazetarët, ku thotë: kandidati për kryetar i Komunës do të ketë ngjarje për të promovuar projekte të ministrisë për Ambient. Skandaloze është kjo në secilin vend të botës. Ku ka vend në botë kur qeveria fton mediat për aktivitete të një kandidat?”, tha Osmani, ndërsa shtoi se megjithatë, qytetarët do të japin vlerimin e tyre më 19 tetor.