LDK-ja nis fushatën: Provuan të na pengonin, por nuk ndalemi
Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një tubim qendror në kryeqytet, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryetarët e komunave nga radhët e kësaj partie në mandatin e fundit janë përballur me pengesa nga pushteti qendror, por sipas tij, LDK-ja nuk është ndalur me punë.
“Për të kthyer besimin në politikë e në Republikë. Jemi mbledhur për të nisur rrugëtimin e madh drejt fitores së 12 tetorit dhe me gjithë të, për të nisur një kapitull të ri të vetë jetës në republikën tonë”.
“Ky është rrugëtimi ynë i ri. Sonte themi me gjithë zemër: Krejt Kosova LDK”, tha Abdixhiku.
Postimi nga Abdixhiku:
Ja ku po nisim prapë.
Më të fortë. Më të bashkuar. Siç dimë vetëm ne.
Sepse lodhja nuk na ndal, ëndrrat nuk na shuhen, besimi gjithmonë na ngre në këmbë. Dhe koha është të ngrihemi sërish në këmbë.
Gjithandej nëpër Kosovë; me një ëndërr, me një shpresë dhe me një thirrje që nuk ndalet asnjëherë – LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë! ✌️