VETËVENDOSJE! Në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës hapi fushatën zgjedhore
Sot, në një atmosferë të jashtëzakonshme në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, hapëm fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, fushatën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numrin 105.
Nga çdo anë e Kosovës, qytetarë e përfaqësues, kryetarët tanë dhe kandidatët për asamble u bashkuan për të nisur rrugëtimin tonë drejt një fitoreje të re.
Koha e komunave dembele dhe e komunave të bllokuara nga interesat private ka marrë fund. Ka ardhur momenti që edhe qeverisja lokale të bëhet shembull i punës, drejtësisë dhe zhvillimit. Na presin shumë punë e projekte të mëdha, sepse qeverisjes së mirë qendrore do t’i bashkohet qeverisja e mirë lokale në shumicën dërrmuese të komunave tona.
Lëvizja jonë, që sivjet ka mbushur 20 vjet, ka dëshmuar se ndryshimi nuk mund të ndalet. Me energjinë e aktivistëve, besimin e qytetarëve dhe përkushtimin e kandidatëve tanë, po e shtrijmë këtë vizion edhe në nivel lokal.
Komunat tona meritojnë të jenë vend i modernizimit, i projekteve konkrete, i mirëqenies dhe i transparencës. Me vendosmëri dhe Bashkë, ne po hyjmë në këtë garë për ta fituar. Sepse e ardhmja janë kryetarët me numrin 105. Sepse e ardhmja e komunave tona është VETËVENDOSJE!
Postimi nga KURTI:
Komuna është e përbashkëta, është bashkësia jonë më konkrete, është vend ku duhet të punohet për të përmbushur nevojat tona kolektive. Programi ynë në të gjitha komunat do t’i ketë planet për mësimin gjithëditor, për artin dhe sportin në shkolla, për mjekun e familjes, për poliklinika, për kuzhinën qendrore, për transportin publik, për banimin e përballueshëm, për bizneset e të rinjve, për mbështetjen e vajzave dhe grave, për sigurinë në shkolla e në lagje, për buxhetimin që vendosin qytetarët, për ngrohjen, për kanalizimin, për ujin e pijes, për transformimin e lagjes dhe për mbështetjen e familjeve, për ekonominë e komunës, turizmin e agroturizmin, për mbështetjen e fermerëve të vegjël, për sheshet, parqet e çarshitë, për historinë dhe trashëgiminë kulturore, për stadiumet e reja dhe për qendrat sportive.
Së bashku e dimë çka na duhet, kush mundet, kush ka vullnet dhe dije. Më 12 tetor, të gjithë së bashku të votojmë opsionin që na duhet, kryetarin që mundet, që ka vullnet e që ka dije, e ai kryetar e ka numrin 105, dhe i përket Lëvizjes sonë kombëtare e përparimtare, zhvilluese dhe modernizuese, Lëvizjes VETËVENDOSJE!.