MaqedoniTop Lajme

Kasami nga Bogovina: Pas 19 tetorit, kryetar i ri do të jetë Feti Abazi

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në Bogovinë, tha se është më e lehtë se kurrë të kërkohet vota për ndryshim dhe zhvillim në këtë komunë.

“Është e thjeshtë të trokasim në çdo derë dhe të themi: ne jemi këtu për të kërkuar votën tuaj për një Bogovinë të zhvilluar dhe prosperuese, dhe ai emër është Feti Abazi. Pas 19 tetorit Bogovina do të ketë një kryetar të ri, dhe padyshim ai është Fetiu”, u shpreh Kasami.

Ai theksoi se dallimi mes kandidatëve është si “dita me natën”, duke akuzuar kryetarin aktual se për katër vite nuk ka realizuar asgjë të rëndësishme për komunën.

“Prandaj do ta keni më lehtë të kërkoni votën, mjafton të tregoni se cili kandidat kë përfaqëson. Në njërën anë janë ata që nuk e dinë as emrin e tyre, dhe në anën tjetër është Fetiu që ia vlen për Bogovinën dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj. Më 19 tetor do të festojmë bashkë në Bogovinë, Tetovë dhe komunat tjera”, tha Kasami.