MaqedoniTop Lajme

Fetai: Bogovina me Fetiun, VLEN me Bogovinën

Shpërndaje

Zv.kryeministri, Arben Fetai mbrëmë ka qenë prezent në hapjen e shtabit në Bogovovin në mbështje të Kandidatit për Kryetar, Fati Abazi.

Postimi i plotë:

Sonte, në Bogovinë, bashkë me Liderët tjerë të VLEN, hapim shtabin e VLEN dhe promovojmë kandidatin tonë për kryetar komune, Feti Abazi.

Në njërën anë është paaftësia dhe korrupsioni që kanë mbajtur peng komunën e Bogovinës. Në anën tjetër është profesionalizmi, përfaqësuar nga kandidati ynë Feti Abazi, kuadër i dëshmuar, arkitekt që kudo që ka punuar ka lënë gjurmë të mira, vepra për çdo banor të Bogovinës.

Bogovina meriton zhvillim, transparencë dhe drejtësi. Më 19 tetor, Bogovina ka mundësinë ta zgjedhë ndryshimin e vërtetë ta zgjedhë atë që VLEN!

Bogovina me Fetiun, VLEN me Bogovinën.