Isen Shabani publikon listën e këshilltarëve nga AKI për Komunën e Vrapçishtit
Kandidati për Kryetar i AKI-së për Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani ka publikuar listën e këshilltarëve, njofton albazone media.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Lista jonë e kandidatëve për këshilltarë përbëhet nga të rinj dhe të reja, burra dhe gra, të gjithë të bashkuar me vizion, energji dhe përkushtim për qytetarët dhe komunën tonë.
Çdo vendim do të jetë për të mirën e përbashkët dhe çdo hap për një të ardhme më të mirë.