RajoniTop Lajme

Rubin pyetet se çfarë përshtypje kishte për autoritetin e Thaçit në UÇK

Shpërndaje

James Rubin, ish-nënsekretar i Shtetit teksa po jep dëshminë si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi është pyetur gjerë e gjatë për atë se si e njohu Thaçin.Ai ka treguar se përshtypja e tij për Thaçin ishte se ai mund të pasqyronte vendimmarrjen, raporton Ekonomia Online.
“Ka qenë një situatë me shumë presion. Nëse lëvizja kosovare do ta përqafonte Perëndimin, Perëndimi do të ishte pro tyre. Fati i jetëve të një milion njerëzve ishte në pyetje.
Ai ishte një person i caktuar për të komunikuar me ne, por e kishim të qartë se nuk kishte autoritet, por vetëm pasqyronte vendimet nga zyra e udhëheqjes shqiptare. Ai duhej ta merrte lejen vetë prej tyre. Kur ne diskutonim diçka të rëndësishme, ai duhej të komunikonte me persona të tjerë për të marrë vendimin. Përshtypja ime për Thaçin ishte se ai mund të pasqyronte vendimmarrjen. Pra, përshtypja ime ishte se ai ishte një pasqyrim i kësaj udhëheqjeje”, ka thënë Rubin.

Rubin rrëfen takimet e para me Thaçin: Ishte djalë i ri e punonte në rrethana të vështira

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të parë të mbrojtjes të ish-presidentit Hashim Thaçit, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, raporton Ekonomia Online.Ai është pyetur për takimet me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.“Më kujtohet takimi, apo shkëmbimi i parë. Ai ishte djalë i ri, e kam takuar në një kohë të vështirë, nuk kishte ndonjë funksion zyrtar apo pushtet dhe herën e parë jemi takuar pas publikimit të kësaj, në New York kur ishte bërë kryeministër. Erdhi në një restaurant si kryeministër , dhe unë u habita shumë sepse ai kishte kaluar nga një djalë i ri që punonte në rrethana të vështira dhe befasisht ishte bërë kryeminsitër. Kishin kaluar 4 ose 5 vite. Dhe kjo ka ndodhur në një resturant në New York. Dhe hera e fundit besoj duhet të ketë qenë rreth vitit 2018, kur po punoja në Washington dhe ai ishte president i Kosovës”, tregon Rubin.

James Rubin: Madeleine Albright më urdhëroi të njihem me Hashim Thaçin për paqe dhe bashkëpunim diplomatik

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin në dëshminë e tij në Hagë pro Hashim Thaçit ka rrëfyer një episod nga takimet e para me të.
Rubin tregon se ishte Madeleine Albright ajo që i kërkoi të afrohej dhe ta njihte më nga afër, për të kuptuar më shumë mbi rolin e Thaçit në negociatat për marrëveshjen e paqes.
“Për dy javë qëndrova pranë tij, hanim bashkë, pinim ndonjë cigare, ecnim së bashku dhe unë përpiqesha ta njihja më mirë” u shpreh Rubin.
Ai theksoi se kjo qasje ishte pjesë e përpjekjeve të Albright për të ndërtuar ura bashkëpunimi, duke e shndërruar marrëdhënien në një raport kolegësh, miqsh e partnerësh diplomatikë.
“Më kujtohet takimi i parë, i regjistruar ky në kabllogram. Më kujtohet që ai më njohu menjëherë, sepse unë isha zëdhënës i DASh, dhe dilja në televizor. Dhe zonja Albright e vërejti që ai më njohu, ajo ishte e zonja në marrëdhëniet njerëzore, dhe më tha bisedo dhe njihu me të. Sepse unë s’e njihja, e ne donim të dinim pak më shumë kush ishte udhëheqës i delegacionit, që ne donim të ishin në marrëveshje të paqes. Njihu me të, më tha, dhe kështu bëra. Për ato 2 javë qëndrova me të, hamë bashkë, e pinim ndonjë cigare, ecnim bashkë, dhe unë përpiqesha ta njihja”.
“Albright mendonte se ishte e dobishme, dhe unë i njihja përpjekejt e saj më mirë se dikush tjetër, dhe jao donte që unë ta njihja atë, që të bëhesha koleg, mik e shok diplomatik. Dhe për këtë kalova aq shumë kohë me të”, tha ai.