Izraeli hyn në qytetin jugor libanez dhe hedh në erë një ndërtesë
Ushtria izraelite hyri në kufijtë jugorë të Libanit dhe hodhën në erë një ndërtesë në shkeljen e fundit të armëpushimit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve NNA, transmeton Anadolu.
Forcat izraelite hynë në qytetin Houla në prefekturën Nabatieh dhe hodhën në erë një ndërtesë.
Ushtria izraelite hodhi bomba drite në qytetin jugor Shebaa të dielën në mbrëmje dhe hapi zjarr në periferi.
Një armëpushim u arrit në nëntor 2024, pas një shkëmbimi sulmesh ndërkufitare midis Hezbollahut dhe Izraelit që nga tetori 2023. Shkëmbimi u përshkallëzua në një luftë të plotë izraelite deri në shtator 2024, duke vrarë më shumë se 4.000 njerëz dhe duke plagosur rreth 17.000 të tjerë.
Sipas armëpushimit, Izraeli duhej të tërhiqej plotësisht nga Libani jugor deri në janar, por tërhoqi vetëm pjesërisht trupat dhe mban prani ushtarake në pesë pika kufitare.