RajoniTop Lajme

Zelensky uron Ramën: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për paqe dhe siguri

Shpërndaje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka uruar sot Edi Ramën, që doli si i pari i Qeverisë së Shqipërisë edhe për një mandat katër vjeçar, pas zgjedhjeve të 11 majit.

Në një postim në platformën X, Zelensky ka theksuar se e pret me padurim të vazhdojë punën dhe dialogun me Edi Ramën për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën.

“I uroj kryeministrit Rama çdo sukses në zbatimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”.

“Së bashku, do të përparojmë në vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona në Evropë, e cila është e fortë dhe e bashkuar”, ka thënë Zelenksy.