Qeveria “Rama 4” nis zyrtarisht detyrën, kryeministri dhe ministrat betohen në Presidencë
Edi Rama zyrtarisht këtë të premte u betua për të katrën herë radhazi, prej 2013, në krye të qeverisë së vendit.
Ai dhe pas tij të gjithë ministrat vendosën dorën mbi Kushtetute, për tu betuar për 4 vjecarin në vijim, në krye të dikastreve.
Belinda Balluku u betua sërish si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrutkurës dhe Energjisë, njësoj si minsitra të tjerë që kanë mbajtur poste ministrore në qeveritë e shkuara.
Para Presidentit për herë të parë bënë betimin edhe Evis Sala, si minister e Shëndetësisë, Besfort Lamallari i Drejtësisë, Andis Salla Ministër i Bujqësisë, Sofjan Jaupaj, ministër Mjedisi apo Ervin Demo e Toni Gogu.
Ndryshe nga mbërritja, largimi nga Presidenca ishte me këmbë, pas një fotografie familjare që u shkrep në shkallët e godinës.
Në metrat mes dy godinave, Presidencë dhe Kryeministri, Rama nuk pati komunikim me mediat, por vetëm një ndalesë në kryëzim.
Prej kësaj të premtje ministrat zyrtarisht do të marrin detyrat e para dhe futen në insitucionet që u jnë besuar për 4 vitet e ardhshme.
Qeveria e Re pas betimit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian
Ceremonia e betimit të Qeverisë së Re, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian