MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti: Nëse Maqedonia nuk anëtarësohet në BE, atëherë ne do të bëhemi ca me Bullgarinë, ca me Shqipërinë (VIDEO)

Shpërndaje

Ali Ahmeti nga Tetova i është drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski.

Ahmeti tha se nëse Maqedonia e Veriut nuk e vazhdon rrugën drejt BE-së, qytetarëve të këtij vendi s’u mbetet tjetër zgjidhje që disa të shkojnë me Shqipërinë, e disa të tjerët me Bullgarinë.

“Andaj, mos i ushqe me urrejtje bashkëqytetarët tanë se jo shqiptarët e marrin shtetin, jo Shqipëria, jo Bullgaria. Edhe Shqipëria edhe Bullgaria janë në BE, ne ku do të jemi?”, tha Ahmeti.

BDI:

Tetova foli sonte me një zë!
Hapja e shtabit në Tetovë nuk ishte vetëm një aktivitet politik, ishte shpërfaqja e plebishitit shqiptar për dinjitet, barazi dhe për të ardhmen evropiane. Mobilizimi që pamë është mesazhi më i qartë se shqiptarët dinë të bashkohen kur sfidat janë të mëdha.
Aleanca e forcave politike shqiptare është përgjigjja jonë e përbashkët ndaj “patriotëve të vonuar” që duan të na kthejnë prapa. E ardhmja është përpara dhe shqiptarët gjithmonë kanë ditur ta mbrojnë lirinë dhe të ardhmen e tyre.
Ky plebishit nuk është për emra e individ, por për çdo shqiptar dhe për vendin tonë. Bashkimi është fuqia jonë dhe me këtë fuqi, asgjë nuk na ndal!