MaqedoniTop Lajme

Bilall Kasami takon nxënësit e Tetovës që shkëlqyen në garën ndërkombëtare në Cyrih

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot katër nxënës të shkëlqyer që kanë përfaqësuar me sukses qytetin në garën e 14-të Ndërkombëtare të Abacus Brainobrain, e mbajtur në Cyrih të Zvicrës.

Kasami theksoi se ky sukses është dëshmi se me punë, përkushtim dhe mbështetje të duhur, të rinjtë tetovarë mund të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme edhe në skenën ndërkombëtare.

Ai gjithashtu uroi nxënësit për arritjen e tyre dhe shprehu mirënjohje për mësuesen Feride Shabani, duke e vlerësuar si frymëzim për gjeneratat e reja.