Bajram Rexhepi nënshkruan deklaratën për zgjedhje të lira dhe demokratike në Tetovë
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga AKI, Bajram Rexhepi, ka nënshkruar sot deklaratën për garantimin e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike, njofton albazone media.
Me këtë hap, ai konfirmoi përkushtimin e tij për respektimin e vullnetit të qytetarëve dhe sigurimin e një gare zgjedhore të ndershme, ku vendos vetëm vota e lirë. Rexhepi theksoi se Tetova ka nevojë për zgjedhje transparente dhe dinjitoze, si bazë për ndërtimin e një të ardhmeje më të besueshme për qytetin.
Postimi i plotë:
Sot, në hapësirat e Komunës së Tetovës, nënshkrova deklaratën për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.
Ky është zotimi ynë për respektimin e vullnetit të qytetarëve dhe garantimin e një gare të drejtë e demokratike, ku vendos vetëm vota e lirë.
Tetova meriton zgjedhje demokratike dhe dinjitoze, sepse vetëm kështu mund të ndërtojmë besimin dhe të ardhmen e qytetit tonë.
#BashkëPërTetovën ✅