MaqedoniTop Lajme

Afati për vazhdimin e së drejtës për bursë studentore është deri më 30 tetor 2025

Shpërndaje

Njoftohen të gjithë përfituesit e së drejtës për bursë studentore të fituar në ndonjë nga vitet akademike të kaluara, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e saj, se afati për aplikim fillon më 01.10.2025 dhe zgjat deri më 30.10.2025.

Përfituesi i bursës duhet të bashkangjesë vërtetim për semestrin përkatësisht vitin e ardhshëm të studimit të regjistruar, vërtetim me provimet e dhëna (të lëshuar nga fakulteti), certifikatë për provimet e parashikuara dhe të dhëna (UPPI)– formular me suksesin nga vitet e kaluara (plotësohet dhe vërtetohet nga fakulteti), si dhe indeksi – nga semestri i parë i regjistruar deri te semestri i fundit i përfunduar i regjistruar, si dëshmi se ka dhënë 80% ose 90% (varësisht llojit të bursës që shfrytëzon) të provimeve të parapara, përkatësisht se e ka ruajtur mesataren e studimeve, sipas marrëveshjes/Aktvendimit për ndarjen e bursës. Dokumentet bashkangjiten në formë elektronike së bashku me dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk. Për çdo informacion apo pyetje, drejtohuni në adresën elektronike [email protected]