RajoniTop Lajme

Rama batuta me Macron për Trump: Nuk na urove që arriti paqen Shqipëri-Azerbjaxhan (Video)

Shpërndaje

Batuta e kryeministrit Edi Rama në Komunitetin Politik Europian që po zhvillohet në Kompenhagen, ka tërhequr vëmendjen dhe të mediave të huaja si Euronews.

Në rrjetin social facebook është shpërndarë një video ku Rama teksa takohet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Heydar oghlu Aliyev, ka ironizuar deklaratën e përsëritur të presidentit amerikan, Donald Trump i cili tha se ndaloi luftën mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

“Duhet të na përgëzosh mua dhe Aliyevin. Trump i ka dhënë fund konfliktit midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”, i është drejtuar Rama, Macron duke shkaktuar buzëqeshje tek liderët e pranishëm.