Kasami: Me rininë biseduam për projektet që do ta çojnë Tetovën në një nivel të ri zhvillimi
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim me aktivistë, të rinj dhe kandidatët për këshilltarë në sheshin “Iliria” të qytetit, ku është folur për fushatën zgjedhore, projektet zhvillimore dhe vizionin për të ardhmen e Tetovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se takimi ishte “plot ide, diskutime dhe vizion për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë”, duke shtuar se energjia e rinisë dhe përkushtimi i aktivistëve janë shtylla të rëndësishme për suksesin e ardhshëm të qytetit.
Postimi nga KASAMI:
Në zemër të Tetovës, me njerëzit që e duan zhvillimin!
Në sheshin Iliria, sot u takova për kafe e bashkëbisedim me aktivistët tanë të palodhur, me rininë tonë plot energji dhe me kandidatët për këshilltarë. Ishte një takim plot ide, diskutime dhe vizion për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë.
Me këta njerëz të përkushtuar, që çdo ditë janë në terren e në shërbim të qytetit, diskutuam për zgjedhjet dhe për fitoren që po afrohet, si dhe për projektet që do ta çojnë Tetovën në një nivel të ri zhvillimi.
Tetova para katër viteve e nisi rrugën e ndryshimit, dhe këtë rrugë s’ka kush e ndal! Me NJË ZË vazhdojmë përpara, me besim, me përkushtim dhe me punë konkrete!