MaqedoniTop Lajme

Rexhepi: Falemnderit deri në përulësi Sellca ime!

Shpërndaje

Në këto ditë vendimtare për të ardhmen e Tetovës, kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe i koalicionit “Bashkë për Tetovën”, Bajram Rexhepi, po vazhdon takimet me qytetarët në çdo cep të komunës, duke përcjellë mesazhin e bashkimit, dinjitetit dhe ndryshimit, njofton albazone media.

Bajram Rexhepi, kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit “Bashkë për Tetovën”, po ecën krah për krah me qytetarët, duke dëshmuar se forca e bashkimit është më e madhe se çdo pengesë.
Nga Sellca e krenarisë deri te Xhepçishti i dijes e besës, po dëgjohet një zë i vetëm: Më 19 Tetor, Tetova zgjedh dinjitetin dhe ndryshimin!

Postimet nga Rexhepi:

Falemnderit deri në përulësi Sellca ime!
Sonte dëshmuat se zemra e qëndresës dhe krenarisë rreh fort për Tetovën! ❤️
Më 19 Tetor, së bashku do ta kthejmë dinjitetin dhe do të sjellim fitoren e madhe!
#BashkëPërTetovën ✅

Nga Xhepçishti, vendi i dijes dhe i besës, sot përcollëm mesazhin e fuqishëm se 19 Tetori është dita e dinjitetit dhe e llogaridhënies për Tetovën! ✊
Së bashku me Liderin Ali Ahmeti, simbolin e unitetit kombëtar, dhe Kryetarin Arben Taravari, u bë e qartë se Tetova do ta ketë më në fund të zot e shtëpie!
Mjaft mashtrimeve, mjaft korrupsionit. Është koha të bëhemi #Bashkë për të ardhmen e Tetovës!
#BashkëPërTetovën ✅