Osmani: Salla të reja, fusha të reja – frymë e re sportive në Çair!
Kandidati për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar projektin më të madh sportiv që është paraparë ndonjëherë për këtë komunë, duke theksuar se sporti do të jetë prioritet kyç i programit të tij, njofton albazone media.
“Salla të reja, fusha të reja – frymë e re sportive në Çair! Sporti është shëndet, edukim dhe krenari,” tha Osmani, duke nënvizuar se qëllimi është revitalizimi i infrastrukturës sportive dhe krijimi i zonave të qasshme për të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë:
Salla të reja, fusha të reja – frymë e re sportive në Çair!
Sporti është shëndet, edukim dhe krenari.
Prioriteti im është revitalizimi i infrastrukturës sportive dhe krijimi i zonave sportive të qasshme për të gjithë qytetarët.
Po e rinovojmë të vjetrën, po ndërtojmë të renë, me projektin më të madh sportiv në Çair:
Transformimi i sallës “Partizan” në qendrën sportive multifunksionale “Shaban Sejdiu”, projekti më i madh në këtë program, i dedikuar kampionit tonë botëror dhe krenarisë së Çairit. Një qendër që do të jetë shtëpia e sportistëve, të rinjve dhe të gjithë dashamirëve të sportit!
– Rekonstruksion dhe modernizim i sallave “Enver Idrizi”, “Vasil Gllavinov”, “Imri Elezi”, “Liria” dhe “Shaban Tërstena”.
– Fusha të reja me ndriçim: futboll në “Tefejjyz”, basketboll në “Hasan Prishtina”, fusha të kombinuara në “Ismail Qemali”,
si dhe pajisje të reja sportive në Fushë Topanë dhe Parkun e Çairit.
– Një sallë e re sportive në SHFK “Jashar Beu” në Dyqanxhik, projekt që më në fund do të bëhet realitet.
Mbështetje për të rinjtë:
Bursa për sportistë të talentuar, kategorizim të sporteve dhe mbështetje financiare për pjesëmarrje në nivele ballkanike, evropiane dhe botërore.
Çairi ka krijuar kampionë. Është koha ta kthejmë sërish sportin aty ku e ka vendin!
#Çair #SportPërTëGjithë #PërTëRinjtëTanë #BashkëPërÇairin
#TaBëjmëNdryshimin