Sejdiu: Zhelina duket si një qytet! Kemi bërë shumë, por ka edhe shumë punë për t’u bërë
Kandidati i VLEN për Zhelinën, Blerim Sejdiu tha se në “Zhelina tani ka marrë pamjen e një qyteti” dhe se “është transformuar e gjithë komuna”. Sejdiu tha se në këtë mandat do të ndërtohen qendra klinike, salla sporti, rrugë e do të punohet edhe në turizëm
“Të gjitha rrugët që lidhin fshatrat tona ne do t’i bëjmë realitet. Ne nuk jemi ndalur, me rrugët, me mbeturinat që i hoqëm, me shkollat që jemi duke i renovu. Në Merovë jemi ujësjellësin duke e bërë, në Kapazhdoll e përfunduam, me rrjetat e kanalizimit dhe ajo që është një projekt gjigand është stacioni i filtrimit që e kem projektin në përfundim e sipër dhe mandatin e ardhshëm e jap fjalën se do ta ndërtojmë stacionin e filtrimit të ujërave të zeza”, tha Blerim Sejdiu.
Debati i plotë: