Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Grabitje si në filma në qendër të Gostivarit! Hajdutët me kallashnikov plaçkisin dyqan ari (VIDEO)

Shpërndaje

Një grabitje e paprecedentë e një dyqan ari është regjistruar para pak çastesh në qendër të Gostivarit. Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur hajdutët kryejnë aktin e grabitjes.

Sipas informacioneve të siguruara nga AlbaZone Media, një dyqan ari është sulmuar nga disa persona të armatosur me armë automatike, të tipit kallashnikov.

Grabitësit kanë hedhur tela me gjemba në disa pika të qendrës së Gostivarit, me qëllim të pengimit të ndjekjes nga policia.

Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.

Shikoni videon ekskluzive më poshtë: