AKI: Në referendumin e kësaj jave, më 19 tetor, këtë të diel, do të ndodh populli
Jemi në javën e fundit të fushatës, në javën ku populli ynë do të shprehë vullnetin e tij përmes një referendumi historik. Kjo është java kur shqiptarët do të vendosin për rikthimin e dinjitetit, për barazi, për integrim dhe për progres të mëtejshëm.
Votimi në këtë të dielë është referendum e shkuar referendumit, është një plebishit për të manifestuar fuqishëm kundërshtimin ndaj platformave politike të rrezikshme, të cilat synojnë asimilimin politik të shqiptarëve dhe revizionimin e të drejtave kolektive të fituara me shumë sakrifica gjatë dekadave të fundit. Populli ynë do t’u përgjigjet këtyre planeve ogurzeza, duke treguar se nuk do të lejojë askënd të zhdukë nga skena politike opsionin tonë politik dhe angazhimin tonë për barazi dhe përfaqësim të drejtë.