Petkov: Bullgarët të kenë të drejta kushtetuese, si kusht për mbështetje të Maqedonisë në BE

Shpërndaje

Mbështetje për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, shpreh kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov në intervistën për gazetën greke “Katimerini” por shton se nevojitet që së pari të zgjidhen disa çështje siç është respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoni të Veriut me garanci në Kushtetutë, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

“Ne jemi për perspektivë evropiane të Maqedonisë së Veriut, po dhe të Shqipërisë. Por ekzistojnë disa punë që duhet të zgjidhen siç është së pari, respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoni të Veriut me garanci në kuadër të Kushtetutës. Kemi plan dhe komunikim të mirë me qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë se së shpejti do të ecim përpara”, ka thënë kryeministri bullgar.

Duke folur për bashkëpunim energjetik me Greqinë në intervistën për gazetën greke, Petkovi ka thënë se pas ndodhive të fundit “nevojitet diversifikim më i madh i burimeve energjetike” dhe në këtë punojnë ngushtë me qeverinë greke, ndërsa qëllimi siç tha është “të forcohen lidhshmëritë energjetike të dy vendeve përmes gazsjellësit IGB për Bullgarinë që të ketë qasje deri te gazi i Azerbajxhanit por edhe te rezervat e gazit natyror të lëngshëm LNG në Aleksandrupoli”.