Premtimi për transport publik falas për pensionistët, Arsovska: “Në pjesën e dytë të muajit mars”

Shpërndaje

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se drejtori i Ndërmarrjes Qarkulluese Publike, Ivan Ilievski do të mbaj premtimin për transport publik falas për pensionistët, përcjell TV21. Edhe pse tash më jemi në ditët e fundit të muajit mars, Arsovska thotë se kjo masë do të nis të zbatohet në “pjesën e dytë të muajit mars”.

“Atë që e ka premtuar, atë që e ka thënë dhe ajo që ka kaluar në seancën e Këshillit do ta realizojë ashtu siç e ka thënë, dhe kjo është që në pjesën e dytë të muajit mars do të niset me këtë masë për transport publik falas për këto kategori të qytetarëve”, tha mes tjerash Arsovska.