ASH i reagon Mickoskit: Ende s’keni dalë nga mentaliteti ku Qeverinë e shihni si mjet pasurimi

Shpërndaje

Pas këtyre fjalëve të Mickoskit, ka pasur reagimi i Aleancës për Shqiptarët, të cilët shprehin keqardhje që VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski ende nuk kanë dalë nga mentaliteti i vjetër ku Qeverinë e shohin vetëm si mjet për pasurim.

“Për ne ky vit është vit i rëndësishëm dhe vendimtar për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve.

Derisa VMRO-DPMNE është kundër ndryshimeve kushtetuese, që janë kusht për hapjen e bisedimeve me BE-në, ne nuk mund të kontribuojmë në izolimin e vendit, por duam t’i japim kohë hapjes së perspektivës evropiane.

Kemi mirëkuptim edhe për shqetësimin që disa subjekte, përfshirë edhe partinë e Mickoskit, kanë shfaqur pas paralajmërimit tonë për luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, por ne mbetemi të palëkundur nga këto përcaktime sado që të tjerët tentojnë të na godasin ose sulmojnë me akuza të ulta e të padrejta” thuhet në reagimin e ASH-së.