“Marrëveshja për Gazën u nënshkrua”- Trump: E bëmë pas 3,000 vitesh!
Në një moment të cilësuar si historik, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti një fjalim në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes për Lindjen e Mesme, që u zhvillua në Egjipt. Në krah të tij ishin liderët e tri fuqive garantuese të procesit: Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.
“Siç mund ta shihni, kjo është ndoshta mbledhja më e madhe e vendeve për nga pasuria dhe fuqia që është bërë ndonjëherë – dhe është një nder i jashtëzakonshëm për mua të jem pjesë e saj,” u shpreh Trump para se të nënshkruhej marrëveshja.
“Kanë kaluar 3.000 vjet për të arritur këtu, a e besoni? Dhe kjo marrëveshje do të qëndrojë. Sot është një ditë e jashtëzakonshme për botën,” shtoi ai.
Trump theksoi se rëndësia e marrëveshjes është aq e madhe, sa “mund të parandalojë një Luftë të Tretë Botërore, e cila mund të kishte shpërthyer në Lindjen e Mesme.”
Menjëherë pas fjalimit, presidenti amerikan firmosi dokumentet që zyrtarizojnë përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.
Ditën e sotme, në Samitin për paqe në Egjipt, Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një dokument me Egjiptin, Turqinë dhe Katarin, për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
Sipas mediave të huaja, në këtë Samit po marrin pjesë mbi 20 udhëheqës nga shtetet më të fuqishme të botës.
Në Egjipt, Trump nisi fjalimin duke treguar se çfarë dokumenti po nënshkruajnë sëbashku me liderët e shteteve të sipër-përmendura.
“Ne do të nënshkruajmë një dokument që do të shpalosë detaje të shumë rregullave dhe gjëra të tjera. Është dokument shumë gjithëpërfshirës”, tha mes të tjerash Trump.
Ndërkaq, duke e nënshkruar dokumentin ai tha: “U deshën 3.000 vjet të arrinim në këtë pikë. A mund ta besoni? Do të respektohet”.
“Të gjithë janë të lumtur”, tha Trump, duke thënë se ka bërë “marrëveshje të mëdha më parë”, por “kjo është si një anije kozmike”.
Ai tha gjithashtu se më parë kishte pasur parashikime se Lufta e Tretë Botërore do të fillonte në Lindjen e Mesme, duke shtuar se “kjo nuk do të ndodhë”.