Kumbaro e fshin postimin përmes të cilit e uroi Liburn Aliun për emërimin në krye të Portit të Durrësit
Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka hequr postimin nga Facebooku nga ku uroi Liburn Aliun për emërimin në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
Kumbaro e ka quajtur lajm të mirë emërimin e Aliut, por pas disa minutash postimi i saj është fshirë nga profili në Facebook.Nuk dihen arsyet pse Kumbaro e ka hequr postimin, derisa dikush tjetër nga Qeveria e Ramës nuk ka shkruar për emërimin e Aliut.


